Moderatorja Arbana Osmani ka postuar një foto të vjetër të saj në ashensorin e punës, duke i pyetur ndjekësit se çfarë u mungonte më shumë nga jeta e përditshme.
Sigurisht që nuk kishte si mungonte komenti i mikeshës së saj më të mirë, Xhemi Shehut, e cila e ‘kritikoi’ për veshjen e saj, duke marrë parasysh që po shkonte në punë.
Ky ka qenë momenti dhe Arbana gjetur rastin që të thumbojë Aulona Mustën, e cila e kritikoi për sjelljen gjatë karantinës.
KOMENTET:
Arbana Osmani: Më mungon të shkoj në punë dhe të bëj fotot më idiote në ashensorin më të ngadaltë në botë. Çfarë iu mungon më shumë juve? Shumë dashuri
Xhemi Shehu: Ti qofsh që shkon në punë me shalë jashtë
Arbana Osmani: Apapap sa xheloze të ka bërë karantina ty edhe disa
Ditën e sotme, gjatë një video-live, Aulona Musta u shpreh tejet e zhgënjyer që Arbana kishte dalë për të shijuar fundjavën në plazhin e Durrësit, ndërsa ndjekësit e saj i këshillonte që të mos dilnin nga shtëpia.