Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“E kthyen me helikopter nga arratia”, analisti plas deklaratën për Alqi Bllakon: Ja cili ishte roli i amerikanëve

22:15 / December 12, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Enton Abilekaj, ka deklaruar se ish deputeti Alqi Bllako, para se të arrestohej, u arratis, i ndihmuar edhe nga forcat operacionale, por u detyrua të kthehej pas ndërhyrjes së amerikanëve.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Abilekaj tha se Bllakon e nxorrën nga territori i Shqipërisë para se të arrestohej, por amerikanët ndërhynë duke kërcënuar se për këtë do të mbanin përgjegjësi autoritetet shqiptare, ndaj ish deputeti u kthye urgjentisht me helikopter. 

“Ne kemi patur drejtësi të korruptuar dhe të varur nga politika. U mendua që kjo reforma e re të mos varet më nga politika dhe parlamenti, të ketë mekanizëm vetërregullues.
Një element që duhej bërë, ndodhi që amerikanët, nuk mund ta linin dhe t’ja varnin sërish mëlçitë ujqërve në qafë.  Pra, amerikanët u ftuan të merrnin pjesë, edhe si ekspertë edhe si donatorë. Në këtë klasë politike të korruptuar, pjesëmarrja amerikane është lajm i mirë. Kjo nuk është gjë e keqe, është ndihmë për Shqipërinë.

Tani vijmë te një reformë, që u la të merrej në dorë nga një parti e vetme. Kemi sot këtë gjë, që konkurenca në reformën në drejtësi, është midis Ramës dhe amerikanëve. Deri tani, ka fituar Edi Rama. Para tre vjetësh kreun e SPAK e vuri Rama. Dosjet e mëdha kanë dështuar. Për dy arrestime te inceneratorët, vajti disa herë Yuri Kim atje.

U detyrua ambasada amerikane, që të thoshte nëse largohet Alqi Bllako do t’ju akuzoj ju. Për të mos u prishur me ambasadën amerikane, e kthyen me helicopter, pasi e nxorrën jashtë me operacionalen Alqi Bllakon. Alqi Bllako doli jashtë dhe amerikanët ndërhynë.

Abilekaj komentoi gjithashtu deklaratën e paprecedent të Ministrisë së Jashtme, ku thuhet se kanë nisur porcedurat për zëvendësimin e Yuri Kim, të cilës i mbaron mandati, deklaratë që u interpretua gjerësisht si përpjekje e Ministrisë për të dobësur rolin e Kim në muajt që i kanë mbetur në detyrë. 

“Një pjesë e madhe e ambsadorëve shqiptarë janë jashtë mandatit dhe MEPJ nuk jep asnjë shpjegim për këta. Janë të gjithë jashtë mandatit. Keni dëgjuar gjë të thotë MEPJ cfarë ndodh? Në këto kushte, na jep informacion për ambasadoren Kim, kur ne kemi parë që Rama dhe ambasadorja, kanë patur shfaqje publike të pakënaqësive. Rama u largua kur fjalën e mori ambasadorja për drejtësinë.

Ne kemi një gjë që nuk shkon. Para se të ndodhte ky njoftim, Yuri Kim kishte thënë që nuk do të lejojmë që të dështojë zgjedhja e kryetarit të SPAK dhe ai të jetë politik.

Në kulmin e kësaj situate, ku influence në drejtësi e zotit Rama, po përplaset me të vetmen influencë që e konkuron, pra influenca e SHBA-ve, për të shmangur këtë influencë, kemi këtë njoftim, pra që kjo është duke u larguar.

Më mirë t’ja kishin bërë njoftimin e anëtëraëve të KLP, pra që kjo po largohet dhe mos e dëgjoni”, deklaroi Abilekaj. 

Alqi Bllako arratia helikopter
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.