Përfitimet shëndetësore të verës tashmë janë të njohura dhe studime të shumta shkencore kanë vërtetuar se kjo pije është aleatja e zemrës sonë, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare e goditjeve në tru.
Konsumimi i verës me moderim, veçanërisht verës së kuqe, mund të jetë e mirë për shëndetin tuaj. Megjithatë, shumë e shmangin konsumimin e saj sepse është një pije alkoolike dhe gjithashtu për të shmangur kaloritë. Në fakt, nëse e teproni me dozën mund të keni probleme, por një studim i ri jep të dhëna befasuese.
Studimi i kryer nga Universiteti Shtetëror i Uashingtonit në Shtetet e Bashkuara zbuloi se është e mundur të humbni peshë duke pirë verë falë resveratrolit, një përbërës në pije që sjell shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë humbjen e peshës.
