Dajana Shabani kohë më parë i dha fund lidhjes me ish-bashkëshortin e saj, me të cilin ka një vajzë. Por, duket se pas përfundimit të lidhjes së saj ajo ka rinisur një tjetër histori dashurie me boksierin, Kamer Maloku nga Kosova.
Ajo ka zhvilluar një bisedë të sinqertë me ndjekësit në Instagram dhe dy nga përgjigjet e saj na e bënë të qartë faktin, se të martohesh me moderatoren nuk qenka aq e lehtë.
“A do të japë mami nuse në Kosovë?”- i shkruan një ndjekëse.
Dajana Shabani i ka kthyer përgjigjen e drejtpërdrejtë se tashmë vendimet ajo i merr vetë: “30 vjeç vendos unë, jo mami”.