Në një lidhje dashurie me djalin e Jozefina Topallit, Genarin, Cindy Marina shpesh i ndodh që t’ja përmendin në çdo dalje të saj. Por si ndihet ajo? A vendoset në pozitë teksa ia përmendin?
“Mund të them po edhe jo, sepse është e vërtetë që ok unë jam Cindy por dhe kjo është një pjesë tjetër e jetës sime dhe nuk i vë faj njerëzve që ndoshta e përmendin apo duan ta nxjerrin në pah. Kam arritur shumë për moshën akoma të re, jam krenare. Dhe për lidhjen time, jam krenare.”
E pyetur në ABC edhe për marrëdhënien që ka me Jozefina Topallin. Ajo tha se “i kam të mira, ajo është ajo që është, e mrekullueshme”.