Mediat aludojnë për një romancë midis saj dhe regjisorit të emisionit “Dua të të bëj të lumtur” Eduart Grishaj. Arbana Osmani prej kohësh po përflitet për jetën e saj sentimentale në shtypin rozë.
Tashmë, është vëllai i regjisorit, Ylli Grishaj, ai i cili ka komentuar në foton e fundit të Arbanës: “Mirëmëngjes dhe një emoji në zemër të kuqe”, i cili ka shtuar akoma më shumë zërat.
Ai e ka cilësuar atë si “Prezantuesja më e mirë në televizionin shqiptar”. Ylli mund të jetë një mik i mirë dhe fans i Arbanës përtej thashethemeve midis saj dhe vëllait të tij, por zërat nuk mund të shmangen.