Filmi “14 vjeç dhëndër” na ka gozhduar të gjithëve para ekranit të televizorit dikur.
E sigurisht, që kemi qeshur të gjithë me batuat e djaloshit, që në film mbante emrin Gjino dhe që e martuan që 14-vjeç.
Aktori që luajti rolin e Gjinos, quhet Admir Sorra. Sot ai ka ndryshuar shumë dhe shumë pak ngjason me Gjinon e dikurshëm. Aktualisht ai jeton në Vlorë, por disa vite më parë ai ka jetuar edhe jashtë shtetit.