Ka marrë pjesë në protestën kunër dhunës ndaj grave të organizuar në ditën Ndërkombëtare të Gruas në qendër të Tiranës. Kishte pak kohë që i kishte humbur syrit të publikut.
Flasim për Anxhelën, tranvestitin e njohur në Tiranë, që shumë vite më parë ishte jo pak herë pjesë e lajmeve të medias, herë në kronikë rozë e herë të zezë.
Në një intervistë të atëhershme ajo është shprehur se ka pasion botën e televizionit dhe gazetarinë, e duket se ia ka arritur qëllimit në këtë protestë. Anxhelën e shohim teksa mban një mikrofon, që nuk dihet se e kujt kamere është, para megafonit ku flasin të gjitha gratë dhe vajzat në protestë kundër dhunës.