Prej vitesh ajo i ka munguar skenës, ndonëse në periudhën e viteve ’90-2000 ishte një ndër këngëtaret më të bujshme.
Madona, emri i së cilës është Elda Shabani, ishte sot e ftuar në “Ftesë në pesë”, ku foli për jetën e saj jashtë kufinjve të Shqipërisë.

Ajo jeton në Zvicër dhe është e martuar tashmë me bashkëshortin 8 vite më të ri, për të cilin tha se e sheh si fëmijën e tretë nga ngacmimet që ai merr nga vajzat e reja.
“Bashkëshorti im është pak king dhe filluan disa femra ta ngacmonin në syrin tim, t’i flisnin, njëra ja bënte me sy dhe ky për momentin u hutua’, tha Elda, teksa po tregonte një nga skenat kur ishte bërë me të vërtetë xheloze për bashkëshortin të cilin e thërret ‘bebu’.
“Unë e di që ai është shumë i sinqertë, por ajo xhelozia më hëngri këtu nga brenda… Ai është mjekrosh dhe ia kapa mjekrën: bukurosh eja këtu, i thashë”, tregoi ajo.
Elda punon si psikologe dhe këto vite larg skenës dhe televizionit u është përkushtuar fëmijëve.
