Një vajzë e mitur u rrëmbye për disa orë në provincën Barletta-Andria-Trani, në Itali.
Mediat italiane shkruajnë se një burrë akuzohet se e rrëmbeu të miturën sapo doli nga ambientet e shkollës, duke e çuar në një shtëpi dhe duke e detyruar të pinte alkool dhe drogëra të tjera, për ta abuzuar më pas me të.
Pas dhunës, burri dyshohet se ka detyruar vajzën të hipë në automjet, duke e lënë para hyrjes së spitalit të një qyteti të ndryshëm nga ai ku e kishte rrëmbyer.
E mitura deklaroi se ishte përdhunuar nga një person i panjohur, çka bërë që autoritetet të fillojnë hetimet dhe te bien në gjurmët e autorit të dyshuar, i cili u arrestua.