Një 85-vjeçare në Vlorë i ka dhënë fund jetës.
Sot, rreth orës 08:10, në lagjen “Pavarësia 3”, Vlorë, dyshohet se ajo u vetëhodh nga banesa e saj në katin e 6-të të pallatit.
Sipas dëshmive paraprake të familjarëve, kjo shtetase vuante nga sëmundja e sklerozës.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.