E Ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn u takua këtë të martë me Shefin e Mbrojtjes, Gjeneral Lejtnant Arben Kingji. Fokusi i këtij takimi ishte bashkëpunimi i vendit tonë me SHBA-në për modernizimin e Forcave të Armatosura Shqiptare dhe forcimin e bashkëpunimit tonë ushtarak
”E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Shefin e Mbrojtjes Gjeneral Lejtnant Arben Kingji për të diskutuar mbi prioritetet tona të përbashkëta për modernizimin e Forcave të Armatosura Shqiptare dhe forcimin e bashkëpunimit tonë ushtarak.
Shtetet e Bashkuara janë krenare që qëndrojnë me aleatin tonë të NATO-s në mbrojtje të sigurisë sonë kolektive”, thuhet në njoftimin e publikuar nga ambasada amerikane në rrjetet sociale.