Drama mes Noizyt (Rigels Rajkut) dhe Cllevios (Kleviol Ahmetit) vijon. Pa kaluar dy ditë nga kërkim-falja e Cllevios ndaj Noizyt, po përsëritet e njëjta skemë: Cllevio ofendon sërish reperin në rrjetet sociale dhe më pas pendohet.
Ai ka qenë duke parë një video të një personazhi të njohur të rrjeteve sociale me emrin Izet dhe në atë moment ka shpërthyer ndaj Noizyt, duke thënë: “O Noizy të q*fsha robt!”. Por Cllevio duket se sërish është penduar, duke bërë një reagim publik në rrjetet sociale.
Ai ka publikuar në InstaStory një foto të lokalit të Noizyt, që vetë reperi kishte ndarë në profilin e tij. Krahas fotos së marrë nga profili i Noizyt, Cllevio shkruan: “Po unë a do vi të ulem ndonjë ditë aty, apo se meritoj?”, shoqëruar me një emoji të mërzitur. Storyn, Cllevio e ka shoqëruar me këngën e Noizyt “E bardha jeshile.”
Ndërkohë Noizy nuk ka reaguar ende as për ofendimet që bëri Cllevio ditën e djeshme, dhe as për këtë postim të fundit.