Evi Kokalari ka reaguar ashpër ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për zgjedhjet në FPRD dhe manipulimet e kryera sipas saj brenda këtij forumi.
Duke iu referuar takimit të Berishës me kandidatin e zgjedhur, Besart Xhaferri, Kokalari shprehet se kreu i PD-së sapo legjitimoi gënjeshtrën.
Postimi i Evi Kokalarit:
Turp te te vij Sali Berisha!!
Ka nje muaj qe na ka rene goja duke te thënë qe po bëhen manipulime.
Kam tre muaj qe te thashë qe Kelliçi vodhi votat dhe përgjigja jote ishte “eh sé 11 vota janë”
Grigels Muçollari ma ka thënë copë qe keta të kryesise donin njeriun e vet si kryetar dhe me ndihmen tende ja dolen
Sot ti legjimitove genjeshtren. E paske merituar Lulzim Bashen i dashur zoteri!!!
Dhe boll u tallët me Primaret. Ju nuk keni konceptin baze te konservatorizmin. Dhe vazhdoni me EPP. Shumë nga ne do e kishin per turp në këtë pikë që PD-ja te hiqej si konservatore.
Tashti beni sikur do luftoni Edi Ramën.
Ju jeni te gjithë të mbaruar!!