Një person që duhet të ishte në “arrest shtëpie” ka marrë pjesë ditën e sotme në “Foltoren” e mbajtur nga Sali Berisha në qytetin e Durrësit.
Ai quhet Ilirjan Amedani, teksa e ka thënë vetë se rezulton ende në arrest shtëpie, ndërsa me mikrofon në dorë i kërkon Berishës “t’i japë gaz”, pasi vetë ai do të ishte i pari që do merrte kallashin.
“Në ’91 për demokraci kam bërë 6 muaj burg në Skrapar në rrethimin e Kavajës. Jam Ilirjan Amedani që në ’98 kam bërë burg në incidentin e Azem Hajdarit dhe ironia e fatit më ka nxjerrë nga burgu pas 2 javësh çuni i Prokop Murrës, Arben Murra.
Jam Ilir Amedani i 16 Shkurtit dhe kam ardhur këtu vetëm për Sali Berishën se rezultoj akoma në arrest shtëpie, rast unik në Shqipëri dhe avokatët e partisë mëmë na kanë abandonuar komplet.
Prandaj me dy fjalë, Sali Berisha jepi gaz se të parin që merr kallashin ke Ilir Amedanin”, deklaroi ai.