Ky takim ishte programuar për t’u luajtur ditën e sotme në orën 17:00 në pallatin e sportit “Dhimitraq
Sfida e Basketbollit mes Teutës dhe Goga Basket është anulluar. Ky takim ishte programuar për t’u luajtur ditën e sotme në orën 17:00 në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga”, por nuk është zhvilluar për shkak të një incidenti mes dy presidentëve.
Presidenti i Goga Basket, Perikli Goga nuk ka lejuar presidentin e Teutës, Arqile Gorean të ndjek ndeshjen në pallatin e sportit. Për këtë arsye Teuta ka bojkotuar ndeshjen duke mos pranuar të nis takimin.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al Gorea prej ditësh ka qenë i pasigurt në rezultatin e ndeshjes, dhe me ndikimin që bën gjithmonë tek gjyqtarët. Veprimi I Goresë, është konstatuar nga qindra tifozë që kishin prerë biletat për të ndjekur derbin, duke i kujtuar atij që përfaqson ekipin e Durrësit, me fondet e Bashkisë Durrës, dhe jo mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike që e ka bojkiotuar disa herë.