Antike Torba, drejtore e shërbimeve publike në bashkinë Dibër e ftuar në “Ekopolitikë” në Ora Neës, tha se pavarësisht reformës administrative, shërbimet bashkiake nuk shkojnë tek ish-komunat për shkak të infrastrukturës.
Pjesë nga debati:
Torba theksoi se: “Shërbimet nuk kanë shkuar tek qytetarët dhe keni të drejtë për ankesat e banorëve të komunave shumë të largëta. Janë disa pengesa financiare dhe infrastrukturore. Kur mungon rruga si mund të shkosh të tërheqësh mbetjet. Nuk mund të lësh ngrohjen në shkolla dhe të çosh kazanë plehrash, ku pastaj nuk mund të tërheqësh mbeturinat. Shumica e shërbimeve”.
E pyetur sa është numri i të papunëve në Dibër, Torba u përgjigj: “Bashkia e Dibrës dhe Kukësit janë të prekura më shumë nga papunësia. Kanë numrin e të rinjve më të lartë që preken më shumë nga emigrimi”.