Nga sot, Massimiliano Allegri nuk është më trajner i Juventusit. Dy ditë pas fitores së Kupës së Italisë ndaj Atalantës, klubi i Juventusit zgjodhi t’i japë fund marrëdhënies me trajnerin.
Vendimi vjen pas një takimi që filloi pasditen e së premtes në selinë e “Zonjës së Vjetër” dhe ku përfshiu ish-trajnerin, Giuntolin dhe drejtuesit e lartë të klubit.
Në komunikatën e largimit thekson se trajneri ka bërë sjellje të pahijshme në fundin e finales kundër Atalantës. Pritet që skuadra në këtë fund të sezonit të drejtohet nga zëvendësi i Allegrit, Landucci ndërsa për sezonin e ardhshëm drejtuesit po punojnë që të firmosin me Thiago Mottan.
Thiago Motta, trajneri i Bolognas është në “top” për të qenë drejtuesi i stolit të Juves për sezonin e ri.