Isli Silami
dhe Oriena Nebiaj janë dyshja simpatike e prezantuesve që ju bëjnë zgjimin
përmes “Wake Up” në Top Channel.
Një foto e Oriena Nebiaj, ku ajo shfaqej me Islin ka marrë shumë pëlqime në Instagram, por edhe shumë pyetje, por njëra prej tyre duket se e ka acaruar shumë Orin
“Sa shkoni si çift, pse nuk lidheni ju të dy? Apo jeni edhe nuk tregoni?”, i ka shkruar vajza poshtë fotos së të dyve. Reagimi i Orit ka qenë i drejtpërdrejtë dhe pa rezerva. “Nuk e kuptoj këtë pyetjen? Ty të pyesin për miqtë e tu pse nuk lidhesh me ta meqë shkoni?”, i ka thënë ajo.
Vërtet një përgjigje epike dhe direkte që me siguri e ka lënë pa tekst vajzës që hamendësoi se mes tyre mund të kishte më tepër se sa miqësia e tyre e vërtetë!