Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe u qëllua me armë zjarri në një fushatë politike. Si pasojë e plagëve, ai ndërroi jetë në spital.
Lidhur me këtë rast zyrtarët e sigurisë kanë arrestuar të dyshuarin 41-vjeçar, me emrin Tetsuya Yamagami, i cili tani gjendet në paraburgim.
Ai ka pranuar se e qëlloi Abe-n me një armë të bërë vetë. Disa armë të tjera të punuara me dorë, të ngjashme me ato të përdorura në sulm, ishin konfiskuar pas një kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit, thanë oficerët e policisë në një konferencë për shtyp.
41-vjeçar që dyshohet të ketë kryer sulmin raportohet të jetë një ish-anëtar i Forcave Detare të Vetëmbrojtjes së Japonisë, marinës së vendit, por Ministria e Mbrojtjes nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë.
Transmetuesi japonez NHK raporton se Yamagami i tha policisë se ishte “i pakënaqur me Abe dhe donte ta vriste”.