Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:48 / December 11, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rozana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Viti i kaluar shënoi një sukses të madh për Rozana Radin dhe Sany Dimitrin, të cilët triumfuan në “Kënga Magjike 2024” me këngën “Akoma”. Performanca e tyre në skenë la përshtypjen e një partneriteti të fortë artistik dhe marrëdhëniesh të shkëlqyera mes tyre. Por, vetëm pak kohë pas fitores, gjithçka u përmbys dhe raportet e dyshes u ftohën në mënyrë drastike.

Rozana foli për herë të parë për arsyet që e çuan në ndërprerjen totale të komunikimit me Sanyn. Ajo e përshkroi ish-partnerin e saj muzikor si “mosmirënjohës” dhe u shpreh se mes tyre nuk ka mbetur më asnjë lloj kontakti.

“Unë nuk kam asnjë lloj komunikimi. Nuk më pëlqejnë njerëzit mosmirënjohës,” tha ajo.

Këngëtarja tregoi se konflikti lindi pasi emri dhe imazhi i saj u përdorën për të promovuar koncerte në të cilat ajo nuk ishte e ftuar dhe nuk merrte pjesë. Sipas saj, organizatorët kishin shitur bileta duke i bërë njerëzit të besonin se do ta dëgjonin live, gjë që e vuri artisten në një situatë delikate. “Dy muaj pasi dola nga Big Brother, pashë veten në një poster koncerti ku nuk merrja pjesë. Është përdorur emri im, njerëzit kanë prerë bileta për mua,” u shpreh Rozana.

Pas fjalëve të saj, reagimi i Sanyt nuk vonoi. Në një intervistë për emisionin “Living Day”, ai konfirmoi se ata nuk flasin më, por mohoi me vendosmëri që të jetë sjellë në mënyrë mosmirënjohëse.

“Kam dëgjuar që ka thënë që jam mosmirënjohës, por nuk mendoj se jam dhe as kam qenë. Këtë e tregojnë edhe postimet e mia, ku gjithmonë kam falenderuar çdo njeri që ka kontribuar,” tha ai.

‘Fotoja është publike dhe mund të përdoret nga kushdo. Nëse kjo çon në keqinterpretim, unë nuk di çfarë të them,” u shpreh ai.

kunderpergjigje mosmirenjohes Rozana Radi sany zenke
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.