Një vajzë 23-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte në Tiranë. Dyshohet se e reja vuante nga problemet e shëndetit mendor. Ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes. ”Më datë 15.08.2024, në rrugën “Asim Vokshi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit, shtetasja N. L., 23 vjeçe, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,-informon Policia.
E reja i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 5-të i pallatit! Dyshohet se vuante nga problemet e shëndetit mendor
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment