Një rast vjedhje është regjistruar ditën e sotme në një nga parukeritë e zonës së “Astirit”, në Tiranë . Sipas disa pamjeve të publikuara nga JOQ, një vajzë e re shihet teksa vjedh nga banaku një telefon.
Si fillim ajo shfaqet duke biseduar me recepsionisten e parukerisë, dhe në momentin, kur shikon që askush nuk e ka mendjen, “përlan” pa u kuptuar fare “Iphone-n” e lënë mbi banak.
Pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë.