Të shtëna ne armë zjarri janë raportuar në bregetin e Durresit mbrëmjen e sotme. Mësohet se rreth orës 23:00 është qëlluar nga një makinë në ecje në lagjen nr. 1 të qytetit të Durrësit në zonën e Currilave.
Nga informacionet e para mësohet se nga një makinë “Range Rover” në ngjyrë të bardhë ku udhëtonin dy persona është shtënë në drejtim të një automjeti tjetër.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për arrestimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.