Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

E rëndë në Greqi/ Babai përdhunonte vajzën 9 vjeçare prej pesë vitesh

12:56 / August 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ppolice
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 40-vjeçar grek është arrestuar sot në Spartë, me akuzën se ka përdhunuar në mënyrë sistematike vajzën e tij 9-vjeçare.

Arrestimi është kryer pas denoncimit të bashkëshortes dhe nënës së fëmijës. Babai akuzohet për përdhunim pasi ka kryer akte seksuale ndaj vajzës së tij tashmë 9-vjeçare që në moshën 4-vjeçare.

Vogëlushja, sipas informacioneve të televizionit publik ERT, i ka treguar nënës së saj, gjithçka që po përjetonte nga babai i saj dhe më pas është bërë denoncimin në polici.

Organet e Rendit Policia janë vënë në ndjekje të të dyshuarit dhe në një aksion policor sot në mëngjes kanë arritur të arrestojnë 40-vjeçarin jashtë qytetit.

Pasi kanë kontrolluar celularin e tij, ata të shokuar kanë gjetur një sërë fotosh dhe video me material pornografik me vetë fëmijën e tij.

Të gjitha sendet e sekuestruara do të dërgohen në Laboratorin e Kriminalistikës së Policisë për hetime të mëtejshme.

Familja në fjalë jetonte vitet e kaluara në një zonë të Atikës Perëndimore dhe ishte shpërngulur në dy vitet e fundit në një fshat afër Spartës.

40-vjeçari dyshohet se ka përdhunuar vajzën e tij të mitur që nga mosha 4 vjeçare e deri më sot. Sipas informacioneve në mediat greke çështja filloi të zbardhej kur vëllai i vogël gjeti një prezervativ në shtëpinë e të atit dhe e pyeti se çfarë ishte. Ai u përgjigj se ishte e të dashurës së tij. Por duke u kthyer në shtëpi, djali i vogël ka rrëfyer atë që i ka ndodhur nënës së tij para motrës që ndodhej në të njëjtën dhomë. Kur vajza ka dëgjua historinë ka shpërthyer në dënesa dhe ka filluar ti tregojë nënës për tmerrin që po përjetonte nga babai i saj.

40 vjeçari që punon vitet e fundit në një biznes privat në Lakoni, pritet të dalë para gjykatës në orët e ardhëshme.

Greqi perdhunim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.