Një burrë 67-vjeçar është sulmuar nga një ari në Arta. Mediat greke shkruajnë se teksa përpiqej t’i shpëtonte sulmet, ai ra në një greminë, duke marrë lëndime të shumta.
Pas ndërhyrjes së forcave të shpëtimit, i moshuari është transportuar në spital, ku po ndiqet nga mjekët.
Fillimisht, ai është dërguar në Qendrën Shëndetësore lokale, ndërsa më pas është dërguar në Spitalin e Artës, ku po trajtohet jashtë rrezikut për jetën.