Një shtetas polak është gjetur pa shenja jete pasditen e kësaj të hëne në Tiranë.
Bëhet fjalë për A. H., 73 vjeç, i cili është gjetur i pajetë në një banesë të marrë me qira në bulevardin “Bajram Curri”.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.