Gazetari Elton Qyno, ka zbuluar detaje të reja nga ngjarja që tronditi Lushnjen mëngjesin e sotëm, ku humbi jetën Besmir Hida.Sipas Qynos viktima është qëlluar nga larg dhe autorët nuk kanë dalë nga makina.
“Familja Bakiu, Haullaj dhe Haxhiu. Janë bërë tre familje bashkë kundër një grupi kriminal. Ata lëvizin mes Tiranës, Fierit, Durrësit. Është qëlluar nga poshtë lartë. Nga makina ma dalë nga makina. Autorët për frikë të kamerave vetëm kanë ulur xhamin e makinës. Një kamer mund të sjellë identifikimin e personit. Kanë qenë më shumë se 5 persona, duhet burime njerzore. Ai është survejuar.” ka thënë Qyno.
Por ndryshe, mendon gazetari Ferdinand Dervishi i cili ka thënë se autorët janë ngjitur deri lartë mbi taracë dhe më pas kanë ekzekutuar, Hidën.
“Truri i tij është në pallatin tjetër. Në makinë janë gjetur dy kallashnikovë dhe një pistoletë makarov. Por fakti që truri është gjetur larg do të thotë se ai është qëlluar nga afër dhe personat kanë hipur. ” ka thënë Dervishi.