Një ngjarje e rëndë ka shokuar opinionin publik. Nëna e një fëmijë nga Florida që po merrte mësimet e para online në internet, u vra ndërsa 10-vjeçarja ishte duke bërë orën e mësimit me Zoom me klasën e saj, thotë policia. Të shtënat ndodhën të martën në 08:00 me kohën lokale (13:00 GMT) në Indiantoën, Florida, dhe dëshmitarë u bënë dhe pesë fëmijë të tjerë në shtëpi.
Sipas hetuesve mësuesi i vajzës dëgjoi sherrin dhe arriti të ulte zërin e e bisedës përpara se të dëgjoheshin të shtënat vdekjeprurëse.
I dyshuari, Donald Williams, 27 vjeç, u arrestua pasi iku me një biçikletë.
Maribel Rosado Morales, 32 vjeç, u vra në sy të katër fëmijëve të saj dhe dy kushërinjve. sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Martin.
Vajza, e cila ndjek shkollën fillore të Warfield, po ndiqte mësimet e para të fillimit të shkollës me zoom pasi pandemia e koronavirusit detyroi shkollat të vijonin mësimin online. Florida është një nga shtetet më të goditura në SHBA me mbi 542,000 infeksione.
Në një konferencë për shtyp, Sherif William Snyder tha se Z. Williams kishte shkuar në shtëpi për t’u zënë me ish-të dashurën e tij për shkak të një video bisede të bërë në Facebook.
“Mësuesi uli zërin e bisedës me qëllim që asnjë fëmijë të mos e dëgjonte ndërsa vetë pa 10 vjeçaren të mbyllte veshëtë me duar ” vazhdoi ai, duke shtuar se ekrani i zoom doli menjëherë i zi pas reagimit të fëmijës .
Një plumb madje kishte goditur edhe kompjuterin.
Ëilliams u arrestua teksa përpiqej të arratisej.
Ai është akuzuar për vrasje, si dhe ndaj tij do të rëndojnë akuza të tjera që mund të rëndojnë dënimin pasi krimi u krye në prani të fëmijëve të mitur.
Departamenti i Fëmijëve dhe Familjeve në Florida do të kujdeset për të gjetur shtëpi të reja për fëmijët e viktimës, të cilët janë të gjithë midis moshës 10 deri në 17 vjeç, thonë hetuesit.