Në Shqipëri jemi mësuar që deputetët e Parlamentit shqiptar të hipin në makina luksoze dhe të shfaqen nëpër Tiranë duke bërë konkurrencë njëri me tjetrin se kush e ka mjetin më të mirë. Por kjo nuk përben një kriter për deputetin e PS-së, Besnik Bare, i cili sot pasdite është kapur nga duke udhëtuar me një autobus publik të linjës së Kristalit, raporton Gjurma.al.
I pashqetësuar socialisti Bare zbret te stacioni në qendër pranë Taivanit e ku duket sikur po i drejtohet kryesisë së Kuvendit për ndonjë mbledhje të komisionit të Veprimtarisë Prodhuese. Bare prej disa mandatesh është deputet i Partisë Socialiste. Ai mbulon kryesisht zonën e Tiranës dhe jeton në zonë e quajtuar komuna e Parisit.