Sipas policisë, pasi një konflikti shtetasi A.G. ka goditur me sende të forta dhe i ka marrë automjetin shtetasit B.M., duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Pasi mori denoncimin, Policia e Elbasanit kreu veprimet hetimore, duke gjetur mjetin dhe shoqëruar shtetasin A.G., bashkë me një femër.
Kjo e fundit, sipas policisë, u ka bërë presion familjarëve të viktimës, që të tërheqin denoncimin për rrahjen dhe grabitjen e automjetit. Prokuroria e Elbasanit njofton se po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje.