Udhëtimet janë vendimi më i mirë për t’u shkëputur nga realiteti, por kur ndodhin incidente nuk lënë shije të mirë.
Kështu i ka ndodhur Orinda Hutës, e cila ka ndarë me publikun atë që i ndodhi në Romë. Moderatores duket se i kanë grabitur valixhen që kishte në makinë.
“Nuk më është dukur kurrë Roma më e shëmtuar se këto dy ditë. Mos lini valixhet tuaja asnjë sec as në bagazh të makinës. Ka hajdutë pafund“- shkruan ajo në një postim në “instastory”, duke mos dhënë asnjë detaj më shumë.