51-vjeçari Andrea Kalemi, i plagosur në një atentat në Greqi mbrëmjen e së mërkurës nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2001 ai rezulton i arrestuar, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë belge. ai akuzohej së bashkë me vëllain e tij Fatmir Kalemi, kanë vrarë vëllezërit shqiptarë Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht të Belgjikës.
Në vitin 2017 ai është arrestuar në Tiranë sëbashku me 2 shtetas të tjerë, pasi duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kundërshtuar punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike.
Në vitin 2022 Kalemit i është vrarë me shpërthim eksplozivi djali i hallës, Aleksandër Sadikaj. Disa muaj më vonë, në Tiranë u ekzekutua biznesmeni Edmond Papa si shenjë hakmarrje për vrasjen e Sadikajt. Për vrasjen e Papës u arrestua shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo dhe është në kërkim shoku tjetër Andrea Bode. Në dosjen hetimore përmendet edhe emri i Kalemit.
Adriatik Kalemi rezulton të ketë lidhje të ngushta shoqërore me Velon dhe Boden. Të dy bashkë me individë të tjerë, familjarë të viktimës Aleksandër Sadikaj, dyshohet se kanë pasur dyshime të vazhdueshme se vrasja e 27-vjeçarit është organizuar në qytetin e Sarandës, pikërisht në hotelin e Edmond Papës. Hoteli menaxhohej dhe nga vëllai i 49-vjeçarit Kristo Qirici.
51-vjeçari rezulton bashkëpronar i një kompani me adrese ne Memaliaj dhe objekt “Në fushën e tregtisë, import, eksport, trageti me shumicë dhe pakicë e mallrave industriale, ushqimore, bujqësore e blegtorale.