Grupe turistësh vendas dhe të huaj kanë pushtuar këtë të shtunë Lungomaren e Vlorës, ndërsa sezoni turistik po i afrohet pikut të tij.
Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga grupet e turistëve të cilët kanë zgjedhur Vlorën për të pushuar këtë fundjavë. Me një kalendar të ngjeshur aktivitetesh sportive por edhe artistike, Vlora mirëpret turistët vendas dhe të huaj si destinacion i cili ofron përtej turizmit detar.
Vlora, qyteti ku kryqëzohet detit Adriatik dhe Jon, ofron jo vetëm turizëm detar, por edhe malor, si dhe atë të aventurës. Po ashtu, pjesë e ofertës turistike janë muzetë, kultura, kulinaria, tradita e ruajtur dhe promovuar me mjaft kujdes.
