Sipas ekspertëve, nëse ejakulon shpejt nuk është shumë efektive, pasi nuk arrin të mblidhet sasia e duhur e spermatozoideve që duhen për të ngjizur. Kështu që për t’i dhënë trupit kohën e vet të prodhojë sasinë e duhur, eksitohuni gradualisht duke u përkëdhelur dhe më pas, duke u prekur paraprakisht.
Paraloja është e rëndësishme për kënaqësinë seksuale aq sa është e rëndësishme për riprodhimin. Jo vetëm sepse fiziologjikisht, e ndihmon trupin e burrit dhe të gruas në proçeset e trupit, por edhe pse krijon një lidhje më të fortë mes çiftit përpara seksit.
Sa më të afërt të ndiheni, aq më të lirshëm jeni gjatë marrëdhënieve seksuale, diçka që i vjen shumë në ndihmë ejakulimit.