Kristian Panuçi duket se ka nisur një punë të re në Itali dhe këtë radhë, në studio televizive ashtu se Xhani De Biazi. Ai ka folur për mikrofonët e ‘Rai Sport’ për të folur në lidhje me situatën e futbollit në kampionatin italian ku kryesisht është ndalur te Interi dhe Juventusi.
Ish-trajneri i Kombëtares ka komentuar mundësinë e largimit të Ikardit nga Interi për të firmosur me Juventusin duke u shprehur se nëse ky transferim ndodh, atëherë dikush duhet të largohet nga bardhezinjtë.
“Ikardi? Nëse ai shkon te Juventusi atëherë dikush duhet të largohet. Badhezinjtë kanë më shumë futbollistë se sa kanë nevojë në atë repart. Në moshën 20-vjeçare, ai shënonte shumë gola dhe në fushë përgjigjet gjithmonë pozitivisht. Me Spaletin trajner, është e vështirë që të qëndrojë te Interi. Fakti që gruaja e tij flet shumë, nuk është se e ndihmon futbollistin.
Spaleti është një trajner shumë i mirë dhe ti duhet të kuptosh se çfarë ndodh aty. Trajneri ndryshon diçka nëse ka problem në dhomat e zhveshjes, por nëse futbollistët janë me të atëherë nuk ka problem”, tha Panuçi