Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

E tradhtoi me dikë tjetër, djali u kërkon prindërve leje për të kthyer nusen

23:18 / April 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ademi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Programi “Dua të të bëj të lumtur” solli këtë javë në ekranet tona një problem tjetër të shoqërisë shqiptare, divorcin.

Ademi rrëfeu historinë e tij të dashurisë me Besjanën si dhe problemet që kishin sjellë ndarjen e tyre.

Dashuria midis çiftit kishte lindur në vendin e punës.

Sipas Ademit, që në fillim familja e tij e kishte kundërshtuar këtë lidhje pasi ata kishin frikë se mos sëmundjen e nënës së Besjanës do ta trashëgonin nipërit.

Pavarësisht kundërshtimeve të familjes, të rinjtë ishin martuar dhe në jetë kishin ardhur dy binjake.

Ademi në studio rrëfeu se kur ai emigronte për në Greqi, prindërit e tij e trajtonin keq Besjanën.

Zënkat dhe problemet në çift kishin filluar të bëheshin më të shpeshta dhe në fund ata kishin vendosur që të divorcoheshin.

Ademi i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar prindërve mbështetjen e tyre që ai të bashkohej përsëri me Besjanën.

“Kohët e fundit ju nuk keni kuptuar anën time shpirtërorë dhe ato që kam kaluar pas ndarjes me Besjanën.

Unë vazhoj të ndjej për të, prandaj mos u ndikoni nga të fjalët e të tjerëve. I kam bërë një premtim asaj dhe dua ta mbaj”, u shpreh Ademi.

Prindërit rrëfyen se Besjana e kishte tradhtuar Ademin gjatë kohës që ata kishin qenë të martuar.

Nëna dhe babai i kishin instaluar një program përgjimi në telefonin e nuses dhe sipas tyre ata kishin fakte që vërtetonin tradhtinë bashkëshortore.

Gjatë bisedës që zhvilluan në studio dhe pas ndërhyrjeve të moderatores, Arbana Osmani, prindërit e Ademit nuk pranuan që ai të kthehej përsëri me Besjanën, pasi veprimi që ajo kishte bërë ishte i pafalshëm.

“Nëse do të krijosh në familje të re do të të mbështesim me çfarë të kemi, por nëse kthehesh përsëri me të me ne nuk do të keni më punë.

Ne të mbështesim për çdo gjë, por që të kthehesh me Besjanën jo, atëherë për ne do të jesh i vdekur”, thanë prindërit.

prinderit

prinder
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.