Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

E trishtë, Justin Bieber mund të mbetet me pasoja afatgjata nga paraliza e fytyrës

21:17 / June 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
32A1C10C F230 44AB A5A7 A2644CBDF2D511
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këngëtari 28-vjeçar ndau për herë të parë në rrjetet sociale të premten lajmin se vuante nga sindroma Ramsay Hunt, një ndërlikim i rrallë i virusit të herpesit.

Në një video të shkurtër të shpërndarë në Instagram, ai shihet dukshëm i paaftë për t’i mbyllur sytë teksa ndan përvojën e tij me fansat dhe tregon se pse i është dashur të anulojë paraqitjet e tij të shumëpritura.

image 33

“Hej të gjithëve, doja t’ju informoja për atë që po ndodh siç mund ta shihni me fytyrën time. Unë kam këtë sindromë të quajtur sindroma Ramsay Hunt dhe është nga ky virus që sulmon nervat e veshit tim dhe nervat e fytyrës sime dhe ka bërë që fytyra ime të ketë paralizë”- shpjegoi ai.
Kjo bëri që një ekspert neurologjik të sugjeronte se gjendja e tij ishte në skajin më të rëndë të spektrit dhe madje mund ta lërë këngëtarin me paralizë afatgjatë.
Profesor Derick Wade, një ekspert në rehabilitimin neurologjik në “Universitetin e Oxford Brookes” thotë se këngëtari mund të ketë efekte “afatgjata” si rezultat i gjendjes së rrallë.

Megjithëse shumica e njerëzve shërohen plotësisht, Justin duket se ka një “rast serioz të virusit”, tha profesori.

“Vura re se nuk kishte asnjë lëvizje, kështu që është humbje mjaft e rëndë”, tha ai për “Sky News”.
Duke marrë parasysh që Justin ka akses në shërbimet më të mira mjekësore, mundësia është e lartë që ai të kalojë pa pasoja serioze.

Justin Bieber mbetet paraliza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.