Një ngjarje trishtë ka ndodhur në Greqi. Një fëmijë 3-vjeçar shqiptar humbi jetën në rrethana tragjike në Kretë. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur këtë pasdite.
3-vjeçari është mbytur në pishinë, teksa babai i tij me origjinë shqiptare po punonte në oborrin e shtëpisë. Mediat vendase shkruajnë se fëmija po luante në oborr, ndërkohë që i ati po punonte dhe janë dashur vetëm pak sekonda që të ndodhë tragjedia.
Fëmija i ka shpëtuar vëmendjes së të atit, e për pasojë ka rënë në pishinë. 3-vjeçari u nxor nga pishina pa puls dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ndërroi jetë në spital.
Ngjarja është klasifikuar si aksidentale.