Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pogradecin. Babai i dy fëmijëve Eglantin Proga ndërroi jetë, pasi dyshohet se është dhunuar brutalisht. Proga u gjet i shtrirë nga kalimtarët, ndërsa ka ndërruar jetë pak më vonë.
Në lidhje me vdekjen e Eglantin Progës, ka folur motra e tij, Jonida Proga. Ajo tha se kemi të bëjmë me një vrasje në bashkëpunim. Ajo hodhi akuza dhe në drejtim të policisë, duke thënë se efektivët kanë vepruar shumë vonë.
Flet motra e viktimës, Jonida Proga :
“Më ka marrë djali tezes në telefon dhe më tha urgjent në spital. Vrapoj për atje, futem te urgjenca, shoh Eglin të shtrirë, të masakruar. Mjekët ishin duke i dhënë ndihmën e fundit, ne s’e pranonim dot që kishte ndodhur derisa mjekët thanë që t’i hiqnin pajisjet. Në shok kam dalë jashtë, pyes policët çfarë ka ndodhur dhe më thonë është rrëzuar. Kanë folur për pjesën që është rrëzuar e deri që nuk e dimë, por jo të thoshin kemi lëshuar njerëz, po mbledhim prova, po marrim kamerat, po pyesim dëshmitarë. Policia ka lëvizur shumë vonë. Do të thotë që kanë qenë në lëvizje nga të tjerët për t’u sjellë kështu. Akoma asnjë gjë, informacioni vetëm është marrë nga mediat. Mirë që lexova që ka vdekur në gjendje të dehur nga rrëzimi, se nuk e di si do ta përballoja.