Pas barazimit kundër Sampdorias, nuk është vetëm shfaqja e dobët e Interit që ka shkaktuar diskutime në Itali, por dhe sherri mes Lukakut dhe Barella-s.
La Gazzetta dello Sport shkruan se episodi u matrializua në “momentin më të gabuar, kur zikaltrit nën kontrollin e ndeshjes”.
Një episod që megjithatë, sipas skuadrës rozë, nuk mjafton për të nisur alarmin brenda dhomave të zhveshjes së Inzaghi-t: “Dualistët Lukaku dhe Barella janë vërtet miq, edhe jashtë futbollit, dhe secili bën shaka me të metat e tjetrit, në private si dhe publike”. Një sherr i lindur nga momenti dhe i destinuar për t’u lënë shpejt pas.