Ish-deputeti Lefter Maliqi shprehet se 32-vjeçari Lear Kurti është vrarë nga “militantët politikë që janë bërë pjesë e Policisë së Shtetit”.
Gjatë një interviste në “Ora News”, Maliqi tregon se Kurtin e njihte nga afër, pasi jetonin në një lagje, ndërsa shton se ishte një djalë i mrekullueshëm.
“Lear Kurti për mua është vrarë nga këta militantë politik, jo policia e shtetit por militantë politikë. Jo më kot ju bë autopsia menjëherë. Ky ishte njeri i mrekullueshëm, jetonte në lagjen që jetoj unë. Nuk kam pasur bisedë por si figurë dhe nga qytetarët te njësia 7 njeri që merrej me sport, shikonte punën e vet, i rritur jetim. Dhe e kishte makth policin e shtetit. Të jeni të bindur që kjo është një vrasje shtetërore por kemi polic të emëruar politikë”, u shpreh Maliqi.