SHQIPËRI- Ekstradohet nga Italia në Shqipëri, Agron Tufa, i dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje. Shqiptari u kap në Bari të Italisë në janar të këtij viti, gjatë operacionit policor të koduar “Informacioni”.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2021, Gjykata e Krujës e ka dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim dhe për armëmbajtje pa leje.
Shtetasi Agron Tufa, në bashkëpunim me një tjetër peron , ka vrarë me armë zjarri, në Nikël, shtetasin K. H., dhe më pas e kanë djegur trupin e tij.