Gazetarit Bledian Koka zbuloi se Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i thirrur nga Sali Berisha nuk do të mbahet në Pallatin e Kongreseve dhe as në ndonjë ambient tjetër të mbyllur.
Koka u shpreh se një mundësi mund të jetë mbajtja e Kuvendit në stadium, që me gjasë mund të jetë stadiumi “Air Albania”.
“Nuk ka sallë të mbyllur që të mbajë 4200 vetë. Nuk do të mbahet në Pallatin e Kongreseve. Nuk e di ku do të mbahet, por nuk do të mbahet në Pallatin e Kongreseve”, tha Koka.