Polumbarët e forcave “RENEA” kanë ndërprerë kërkimet në lumin Vjosë për gjetjen e trupit të 56-vjeçares, e cila është raportuar prej ditësh e zhdukur.
L.K., e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa pasditen e 20 qershorit, dhe ende nuk është gjetur asnjë gjurmë e saj.
Deri tani janë konstatuar vetëm disa sende vetjake, shapka dhe një shami, të cilat dyshohet se i përkasin gruas.
“Më datë 22.06.2022, rreth orës 12:10, nga shërbimet kufitare të DRKM Vlorë, anës lumit Vjosë, në fshatin Mifol, janë konstatuar disa sende vetjake, të cilat dyshohen se i përkasin shtetases L. K., 56 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, e cila, sipas kallëzimit të familjarëve, është larguar nga banesa më datë 20.06.2022”, njoftoi më herët gjatë ditës policia.