Përveç që merrni ngjyrë, laheni, relaksoheni dhe luani në plazhe, aty ju mund të bëni edhe aktivitete tjera, sic është ecja këmbëzbathur në rërë, gurë apo në ujë. Kjo jo vetëm që është relaksuese por është edhe shumë shëruese.
Teksa ecja u mundëson këmbëve të lëvizin në mënyrë natyrale, ajo stimulon edhe qarkullimin e gjakut. Është mirë që këtë lloj ecje ta praktikoni kur temperaturat nuk janë shumë të larta.
Këshillojmë mëngjesin herët apo edhe perëndimin e diellit.
Ecja këmbëzbathur shërben edhe për të djegur kalori, ndihmon në uljen e tensionit të lartë, furnizon trupin me vitaminën D.
Ecja këmbëzbathure u vjen në ndihmë edhe nënave shtatzëna, pasi lufton fyerjen e këmbëve.
Nëse e keni provuar me siguri që e keni kuptuar që ju ka mbushur edhe me energji shumë positive