Futbollisti i famshëm Fernando Torres po vijon karrierën e tij në Japoni me skuadrën e Sagan Tosun. Sigurisht që do të humbte kontrollin kur skuadra e tij humbi me rezultat të thellë 4-0 dhe sulmuesi spanjoll pati një përplasje me mbrojtësin kundërshtar në mesfushë.
Ai u zemërua më tepër me arbitrin që e konsideroi faull të tij, duke iu sulur edhe gjyqtarit. Torres ka qenë lojtar i Atletico Madrid, Liverpool, Milan dhe Chelsea. Një përplasje e tillë e tij mbahet mend me Neymar në ndeshjen Atletico Barça.