Ju kujtohet ngatërresa e himnit të Shqipërisë me atë të Armenisë në Francë para ndeshjes kualifikuese të Euro 2020? Të njëjtin incident të pakëndshëm e kanë përjetuar sot edhe futbollistët dhe tifozët e Azerbajxhanit, të cilët në ndeshjen kundër Belgjikës kanë dëgjuar para fillimit të ndeshjes himnin e një shteti tjetër.
Kur ekipet janë rreshtuar për himnet në fillimin e ndeshjes kualifikuese të Euro 2024 në Bruksel, në momentin e atij të ekipit mik, futbollistët dhe stafi kanë mbetur të çuditur kur kanë dëgjuar nga altoparlantët e stadiumit në muzikë aspak të njohur për ta.
Në vend të himnit të Azerbajxhanit, përgjegjësi për muzikën në stadium kishte vendosur atë të Suedisë, kundërshtari i mëparshëm në këtë impiant.