Një luan nga një kopsht zoologjik në Tajlandë është bërë viral në rrjetet sociale, sepse që nga fillimi i këtij Europiani, ka parashikuar saktë çdo rezultat. Ndeshjet e Kampionatit Europian që janë luajtur deri tani janë parashikuar prej tij kush do t’i fitojë, kështu që bastet duhet të tregojnë vëmendje.
Luani i llojit albino, vendoset përballë disa zinxhirëve që kanë mish dhe flamurin e kombëtareve që luani parashikon ndeshjet.
“Boi’’ është 8 vjeç. Ai parashikoi fitoren e Anglisë në sfidën ndaj Kroacisë dhe fitoren e Holandës kundër Ukrainës, ndërsa për dy sfidat e sotme ka parashikuar fitore të Portugalisë përballë Hungarisë dhe triumf të Francës përballë Gjermanisë.