Më 25 shkurt 1965 11 gjeologë humbën jetën tragjikisht për shkak të orteqeve të borës. Ishtë një ngjarje tragjike që i kalon kufinjtë e një legjende. Ngjarja e ka zanafillën dy ditë para tragjedisë. Gjeologu Neshat Çoku, kishte vajtur me leje në fshatin e tij, për t’iu gëzuar lindjes së vajzës. Pikërisht atëherë kur atij i skandonte leja ai kishte nisur udhëtimin drejt Batrës. Pasi kishte kapërcyer Bulqizën, i është ngjitur malit, por trashësia e madhe e dëborës nuk e kishte lejuar t’i afrohej sektorit ku punonte. Një ditë më pas drejtuesit e ekspeditës dhe gjeologët ishin informuar se ai nuk gjendej as në shtëpi dhe as tek të afërmit e tij. Të gjitha burimet e informacionit të çonin në faktin se ai ka nisur udhëtimin drejt Batrës, për të ardhur në vendin e tij të punës.
Dimri i atij viti ishte i jashtëzakonshëm. Në disa vende, rrëzë malit të Dhoksit, trashësia e dëborës i kalonte tre metra. Rreziku shtohej sepse natën para 25 shkurtit trashësia e borës u rrit pas reshjeve të tjera. Të organizuar me grupe pune gjeologët nisën kërkimin rrëzë luginave, por rreziku ishte i lartë.
Rreth orës 09.00 të 24 shkurtit 1965, rreth 100 metra poshtë majës së malit, në të çarën e një shkëmbi, u gjetën dorezat e Neshat Çokut. Ishte ora 10.15 minuta e 25 shkurtit 1965 kur njëri nga vrojtuesit që qëndronte në anën tjetër të malit dha “kushtrimin” se një ortek i madh po zbriste malit.
“Ikni se erdhi orteku”, bërtiti gjeologu me sa fuqi kishte. Por mali me borë i përlau të gjithë dhe u hodhi mbi shpinë tonelata borë e gjithçka tjetër orteku kishte marrë me vete. Orteku ogurzi zbriti nga maja e Dhoksit. Nga 20 punëtorë që ishin në kërkim në ato moment 10 mbetën poshtë ortekut dhe 10 të tjerë “dolën” në faqen tjetër të malit. Disa u plagosën dhe pësuan fraktura të ndryshme, ndërkaq të tjerë shpëtuan më paq.
Viktimat ishin: Avdyl Vërlaku, Dilaver Rupla, Emin Pershaku, Munir Nurçe, Neshat Çoku,, Skënder Tomja, Myslim Mazar, Hysen Toska, Neshit Rupja, Subi Kadria, Shaban Hoxha.
Vendi ku orketu ishte ndalur, mes dy faqeve të malit, kishte krijuar një “mal” tjetër. Në fund të tij ndodheshin trupat e pajetë të 11 vetave. Ekspertët thanë atëherë se ishin grumbulluar 1 milion e 400 mijë metër kub dëborë dhe trashësia e borës vlerësohej 100 metra. Kjo e vështirësonte shumë nxjerrjen e trupave të viktimave. U deshën 3 muaj që të nxirreshin trupat e pajetë të tyre pavarësisht se puna nuk ishte ndalur për asnjë moment. Shteti i asaj kohe i ndihmoi familjet e viktimave ndërsa Presidiumi i Kuvendit Popullor i shpalli këto gjeologë Heronj të Punës. Miniera më e madhe në vend mori emrin “11 heronjtë e Batrës”. Jam i keqardhur se nuk është bërë sa duhet vitet e fundit nga autoritetet lokale e kombëtare.
Vite me parë Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë vendosi një memorial në hyrje të Zonës së Re, miniera Batër, por ky simbol prej bronxi u granit nga persona të paidentifikuar. Aktualisht asnjë institucion nuk mban emrin e 11 heronjëve të Batrës.